11:40 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Dërgohet në QKUK motoristi i aksidentuar në Prishtinë (Foto)

(I plotësuar)-Motoristi i cili u godit nga një kamion sot në afërsi të Qendrës së Konvikteve në Prishtinë ka marrë lëndime trupore.

Si pasojë personi në fjalë tashmë gjenden në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të QKUK-së, Shpend Fazliu i aksidentuari ka pësuar lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.

“Është dërguar për incizime në rentgen, do t’i bëhet edhe një CT dhe ekzaminime shtesë”, ka shtuar ai./Indeksonline/

……………………………………………………………………………….

Aksident i rëndë te Konviktet, kamioni godet motoristin

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh te semaforët afër Qendrës së Konvikteve në Prishtinë.

Në bazë të fotografive shihet se drejtuesi i një motoçiklete është goditur nga një kamion.

Në vendin e aksidentit kanë dalë edhe ekipet e policisë, derisa nuk dihet për gjendjen e personave të përfshirë në aksident.