20:01 / E Diele, 07 Prill 2024 / FR

Dërgohet në QKUK një nga fëmijët që u godit me veturë në Pejë

Gjatë ditës së sotme një veturë ka goditur në zebra dy fëmijë në Pejë.

Indeksonline ka mësuar së njëri nga fëmijët e aksidentuar Omar Sadrija, është në gjëndje më të rëndë dhe është dërguar në QKUK.

Ndërsa gjatë ditës për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:45 policia është njoftuar për një aksident. Në këtë aksident kanë qënë të involvuar një veturë dhe dy fëmijë. Ata janë dërguar për trajtim në spital”, ka thënë Rugova./Indeksonline/