19:32 / E Diele, 20 Qershor 2021 / AR

Dërgohet në QKUK shoferi që u lëndua pas rrokullisjes me “Off Road”, Policia jep detaje

Indeksonline pak më parë raportoi për rrokullisjen e një veture “Off Road” në Bjeshkën e Deçanit.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ai tregoi që shoferi i veturës ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse më pas është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, tha Rugova.

KLIKO KËTU për të parë videon.