75 Mall Live Search
22:12 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / AR

Dërgohet në Spitalin e Pejës i plagosuri në Klinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen e një personi në qytetin e Klinës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Kurse i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.