75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 21 Mars 2024 / L K

Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Lipjanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në emergjencën e Lipjanit një person është dërguar pa shenja jete.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa policia ka filluar hetimet.

“Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga  mjeku kujdestar është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.