75 Mall Live Search
08:45 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Dërgohet pa shenja jete një serb në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Një serb nga fshati Zebincë të Novobërdës është dërguar pa shenja jete të premten në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, me vendim të prokurorit.

“Fsh. Zebincë, Novobërdë  26.01.2024 – 03:20. Nga Spitali Rajonal i Gjilanit është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull serb kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.