10:49 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i Behar Morinës

Mbrëmjen e djeshme është gjetur i vdekur tupanxhiu kosovar, Behar Morina.

Trupin e tij e ka gjetur këngëtari i njohur kosovar Shkelzen Jetishi, shkruan Indeksonline.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, i cili thotë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

Ndërsa në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Xenin, i cili tregon se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

“Ai është dhëndrri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni./Indeksonline/