19:05 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Dërgoi të dashurën në Itali, Grealish ‘kapet mat’ në Ibiza me stjuardesën

Ylli i Manchester City-t, Jack Grealish njihet për festat e “çmendura” ku mbizotëron alkooli, teksa diçka të tillë e bëri edhe kur festoi titullin kampion me “Qytetarët”.

Anglezi tanimë duket në telashe serioze, pasi është “kapur mat” me një tjetër vajzë, ndërkohë që e dashura e tij është me pushime në Itali.

Grealish vendosi që të shkojë me miqtë e tij në Ibiza, për të kaluar disa ditë pushime atje, ndërsa e dashura e tij Sara Atvud, është në Itali këto ditë.

Grealish do të përfundojë në telashe, pasi në mes të festimeve, është shfaqur përkrah një stjuardese bukuroshe të “British Airways”, me veprime që lënë të kuptohet se mund të ketë diçka më shumë se një miqësi mes tyre.