75 Mall Live Search
18:00 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / AR

“Dërgonte video se*suale”, puntorët me akuza të rënda ndaj të dashures së YE

Bianca Censori është akuzuar se ka dërguar materiale të vlerësuara me X tek stafi i Yeezy në një padi të re.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga TMZ, gruaja e Kanye West dyshohet se ndau një link me përmbajtje seksuale me një punonjës pasi reperi njoftoi fillimin e biznesit të tij të filmave për të rritur “Yeezy P0rn” në prill.

Sipas gazetës, dosjet pretendojnë se videot ishin të aksesueshme për punonjësit që ishin të mitur në mes të zhvillimit të aplikacionit të ardhshëm porn0grafik të West. Megjithatë, Censor, nuk u rendit si e pandehur në padi.

Reperi “Heartless” dhe ish-shefi i tij i stafit Milo Yiannopoulos u emëruan të dy si të pandehur  pasi nuk paguanin punonjësit për orët e gjata të punës për të prodhuar një aplikacion të përfunduar deri më 1 maj, sipas dokumenteve.

West, 47, dhe Yiannopoulos, 39 vjeç, janë akuzuar për  “punë të detyruar dhe trajtim mizor, çnjerëzor, poshtërues” pasi punonjësit dyshohet se iu nënshtruan vërejtjeve raciste dhe iu referuan si “skllevër të rinj” ndërsa zhvillonin aplikacionin pornografik si dhe aplikacionin e transmetimit, YZYVSN, për të konkurruar me Apple Music dhe Spotify.

Krahas pagave të papaguara dhe jashtë orarit, punonjësit kërkojnë edhe dëmshpërblim për shqetësime emocionale.