23:22 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dërguti: Faleminderit shumë shoku Zafë!

Fitorja në Komunën e Prizrenit e ka gjunjëzuar Vetëvendosjen para Zafir Berishës. Ky i fundit kishte nënshkruar marrëveshje me Mytaher Haskukën para balotazhit të 19 nëntorit.

Deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti nëpërmjet një shkrimi në Facebook, thotë se fitorja në Prizren u arrit falë ‘kontributit të jashtëzakonshëm’ të Berishës.

Shkrimi i plotë i Dergutit në Facebook:

Meqë përfundimisht u konfirmua fitorja e Mytës në Prizren, i kam borxh një falenderim publik deputetit Zafir Berisha për angazhimin e sinqertë dhe kontributin e jashtëzakonshëm në fitoren tonë në Prizren.

Shoku Zafë, falemnderit shumë

P.S.

Më duhet ta bëj një sqarim për të shmangur çdo keqkuptim. Natyrisht që fitorja do të ishte e pamundur pa angazhimin e aktivistëve e përkrahësve të LVV-së, si dhe elektoratit të LDK-së që në balotazh u përcaktuan për Mytën. Mirëpo, shokut Zafë i pata premtuar se do ta falenderoj në mënyrë të veçantë