75 Mall Live Search
20:44 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dërguti- Kurti, Fisnik Ismaili vjen me një deklaratë të papritur

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakes së tij, Aida Dërguti, pas publikimit të disa sms-ve ku kjo e fundit e quajti Albin Kurtin “mut”.

“Aida Dërguti është një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e suksesshëm të Lëvizjes deri këtu. Prandej JO! Nuk pranoj, ne asnjë mënyrë nuk pranoj, që dikush me e marrë lirinë me e linçue Aidën për një fjalë goje, pavarësisht se a ia ka thanë Albinit, Rugovës, Obamës, qoftë edhe zotit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Aida Dërguti ka qenë në Lëvizje prej ditëve të para të saj, kur ne të tjerët as s’kemi dijtë çka është Lëvizja.

Aida Dërguti ishte Nënkryetare e Lëvizjes, e qe dy mandate edhe Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Në këtë pozitë s’ka mbërri sepse dikush e ka vendosë aty, por sepse për vite me radhë është sakrifikue e angazhue për ideal, me përkushtimin më të madh.

Aida Dërguti është një grue jashtëzakonisht e guximshme, e cila është dëshmue në radhët e UÇK-së, është dëshmue me angazhimin e saj sa në rrugë, ashtu edhe në institucionin më të naltë shtetnor, është dëshmue si aktiviste e pandalshme për të drejtat e grave, veteranëve, e krejt qesaj shoqnie.

Aida Dërguti është një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e suksesshëm të Lëvizjes deri këtu.

Prandej JO! Nuk pranoj, ne asnjë mënyrë nuk pranoj, që dikush me e marrë lirinë me e linçue Aidën për një fjalë goje, pavarësisht se a ia ka thanë Albinit, Rugovës, Obamës, qoftë edhe zotit!

Aida ia ka dedikue jetën luftës për mendimin e lirë edhe kundër dhunës! Kur po ju shoh kah shpreheni kështu ju, do aktivistë të Lëvizjes, që iu ka qitë buza tambël kur Aida i kishte mushknitë plot gaz lotsjellës nëpër protesta, po m’vje marre që jam me juve në një organizatë.

Aidës, Albinit edhe Kryesisë së Lëvizjes i takon me vendosë se pse, kush edhe qysh ka faj për këtë situatë, jo juve! Jo në këtë mënyrë! Asnjiherë! Kjo çka po e shoh NUK e përfaqëson Lëvizjen edhe idealin e saj! ASNJIHERË!