10:13 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Deri 4 orë po presin bashkatdhetarët në dalje të Merdares

Këto ditë pushimi, mërgimtarët anë e mbanë vendeve të botës po vinë në Kosovë për të kaluar pushimet me familje.

Ata që i kanë përfunduar pushimet, po kthehen në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në këto momente, bashkatdhetarët po presin deri në katër orë për të dalur në kufirin Merdare.

Pritja në këtë pikë kufitare është dy orë e 40 minuta, ndërsa në 3 orë e 20 minuta deri në 4 orë për të dalur./Indeksonline/