14:31 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Deri dje e shanin, sot liderët e Listës Serbe ia puthin dorën peshkopit Teodosije

Goran Rakiq dhe Igor Simiq duket se kanë gjetur paqen me peshkopin Teodosije. Dy liderët e Listës Serbe janë parë sot afër peshkopit, madje duke ia puthur dorën.

Ky veprim i tyre duket paksa befasues ngase dy anëtarët e Listës Serbe kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj Teodosijes, shkruan Indeksonline.

Ka kohë që në komunikata dhe deklarime publike kryetari e nënkryetari i Listës Serbe e akuzonin peshkopin për qëndrimet e tij jokombëtare pasi që peshkopët Teodosije e Janjiq janë kundër korrigjimit të kufijve./Indeksonline/