AKP-ja deri më korrik, shiti 2 mijë e 65 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka publikuar në faqen e saj të internetit (kapitulli raportet) raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të realizuara deri më 1 korrik 2020, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit, janë gjithsej 2065 asete të shitura deri tani. Më së shumti asete të shitura ka pasur në rajonin e Prishtinës, gjithsej 572, pastaj vjen rajoni i Pejës me 481 shitje të realizuara, Prizreni me 376 shitje, në rajonin e Gjilanit janë realizuar 362 privatizime dhe në rajonin e Mitrovicës janë shitur 274 asete.
“AKP-ja dëshiron që përmes këtij njoftimi të ritheksojë përkushtimin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore që është i një rëndësie të veçantë për administrimin e mirë të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.
Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyrat rajonale të Agjencisë…”, thekson komunikata.
Raporti mund të gjendet në web faqen e AKP-së linkun në vijim: http://ëëë.pak-ks.org/page.aspx?id=1,37