13:00 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019

S’ka targa automjetesh, deri më 25 nëntor!

Qytetarët e Republikës së Kosovës po përballen me mungesë të targave të automjeteve.

Një qytetare për Indeksonline ka thënë se më shumë se një javë e ka veturën në Doganë për shkak të mungesës së targave.

Për këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga e cila është njoftuar se tashti është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

Në përgjigjen dërguar Indeksonlinet thuhet se deri më 25 nëntor nuk do të kenë mundësi të marrin targa të reja.

Kjo pasi që derisa të përfundojnë të gjitha procedurat që kërkohen për nënshkrimin e kontratës.

“Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës që do të bëhet më: 19.11.2019, qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen te qendrat për regjistrim të automjeteve te të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, kanë thënë nga MPB-ja.

MPB-ja ka kërkuar falje nga të gjithë qytetarët, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i furnizonim me targa./Indeksonline/