75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 16 Maj 2021 / AR

Deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 41,867 qytetarë

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi kundër Covid-19.

Vetëm sot janë vaksinuar 2519 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër Covid-19 në Kosovë ka arritur në 41,867, shkruan Indeksonline.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ekipet e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë tjera të vaksinimit në Kosovë kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë.

Me dhënien e vaksinave sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41,867.

Vaksinimi do të vijoj për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën eKosova, duke u bazuar në video udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre