75 Mall Live Search
14:49 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Deri më tani nga Serbia kanë hyrë në Kosovë mallra në vlerën 9 milionë euro

Që nga 1 prilli kur përfundimisht Qeveria e Kosovës hoqi tarifën 100 për qind për produktet serbe, e vendosi ato të reciprocitetit tregtar ndërsa  hoqi pa kushte  ato të Bosnje e Hercegovinës, brenda Kosovës kanë hyrë 9 milionë euro nga shteti serb.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i doganave Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë po ashtu se mallërat që prijnë, janë ato të industrisë ushqimore, të ndërtimit e kimike.

“Deri tani kemi  dërgesa me vlerë rreth 9 milion euro nga Serbia . Kryesisht industria ushqimore, e ndërtimit dhe kimike”, tha Stavileci për IndeksOnline.

Ai theksoi se të gjitha dërgesat deri më tani i janë referuar Kosovës sipas emërtimit ndërkombëtar në aspektin tregtar.

“Të gjitha dërgesat deri tani ju kanë referuar Kosovës ne bazë të vendimit të qeverisë si dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, tha ai.

Ndërsa tutje Stavileci bëri të ditur se nga Bosnja e Hercegovina deri më tani janë  importuar 700 mijë euro. /IndeksOnline/