Deri më tash në shkollën “Rifat Gjota” në Pejë kanë votuar mbi 8 mijë qytetarë
Dita e zgjedhjeve ka nisur me intensitet të lartë në të gjithë vendin, ndërsa shkolla fillore “Rifat Gjota” në Pejë është shënuar si qendra e votimit me numrin më të madh të votuesve, deri tash në këtë shkollë kanë votua rreth 8.500 qytetarë të regjistruar për të votuar.
Që nga orët e hershme të mëngjesit, në këtë qendër votimi është vërejtur një fluks i madh i votuesve, ndërsa procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie dhe monitorimi nga institucionet kompetente. Policia e Kosovës është e pranishme për të garantuar rendin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

