Deri në 1 kilometër kolonë në Merdarë, pritjet mbi 3 orë

Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë rimarrë rrugën për në mërgim, shkruan IndeksOnline.
Kjo ka bërë që disa pika kufitare në dalje të Republikës së Kosovës të jenë më të ngarkuara.
Nga përditësimi i orës 23:03 i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pika kufitare me fluksin më të madh është Merdara, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër, dhe pritjet variojnë nga 180 deri në 200 minuta.
Në kraahsim me pikat tjera, pak më të ngarkuara janë edhe Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, ku kolona është 200 metra dhe pritjet janë deri në gjysmë ore.
Ndërkaq, pikat e tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe pritjet janë deri në 5 minuta, aq kohë sa mund të marrë kontrolli rutinor administrativ.
Kjo është tabela me të dhënat:
