75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Pritjet në dalje të Merdarit deri në 3 orë

Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot vetëm se kanë filluar të ndodhin në dalje.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdar.

Pritjet janë duke vazhduar edhe te Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta.

Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.