Deri në 37 gradë Celsius, ky është parashikimi i motit për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32 dhe 37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes njofton, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Indeksonline/