Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova

Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Dheu i Bardhë. Këtë e bëri të ditur përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në ora 17:32.
Pritje ka edhe në pikën kufitare të Merdarës, ku koha e pritjes varion nga 30 deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, situata është më e qetë, me pritje maksimale deri në 5 minuta për daljen nga Kosova.
