14:49 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Deri në 40 për qind e 80 vjeçarëve janë seksualisht aktivë

Më shumë se 40 për qind e 80 vjeçarëve janë seksualisht aktiv, sugjeron një hulumtim i ri.

Më shumë se gjysma e atyre të moshës 65-80 vjeç thonë se të qenit intim janë të rëndësishme për cilësinë e jetës së tyre, ka gjetur një studim i ri.

Rreth 73 për qind e njerëzve të moshuar janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale, megjithatë, 18 për qind e njerëzve të moshuar kanë marrë ilaçe për të përmirësuar përformancën e tyre për këtë çështje, në dy vitet e fundit, shton hulumtimi, transmeton Indeksonline.

Alison Bryant, nga bamirësia e personave të moshuar, e cila sponsorizoi studimin, tha: “Kjo vetëm konfirmon se nevoja dhe interesimi në intimitetin seksual nuk ndalet në një moshë të caktuar”./Indeksonline/