Deri në 60 minuta pritje për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare.
Mërgimtarët po edhe qytetarët e tjerë të cilët po udhëtojnë drejt vendeve evropiane, duhet të presin deri në 60 minuta në pikën e kalimit në Merdarë e deri në 50 minuta te Dheu i Bardhë.
Derisa, pritjet te pikat tjera kufitare vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 5 minuta.
Kurse, sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, pritjet janë nga 1 deri në 10 minuta./Indeksonline/


