Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral/Liburn Aliu për Rexhën

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka dhënë mbështetje sot bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit, me nisjen e gjykimin ndaj tij dhe tre krerëve të tjerë të UÇK-së, të cilët, ministri Aliu, nuk i ka përmendur me emër.
Aliu, që për shumë vjet ka bashkëvepruar me Selimin në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka publikuar një fotografi të ish-Inspektorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”, ka shkruar Aliu.