Deri në fund të vitit, koncertet e Tayna-s janë të limituara
Reperja e njohur shqiptare Tayna këtë vit ka qenë tejet aktive në aktivitetet e saj, qoftë në publikimin e këngëve të reja poashtu e angazhuar edhe me koncerte nëpër vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Teksa sezona verore për shumicën e këngëtarëve ka marrë fund, tanimë intensiteti i koncerteve është më i ulët.
Menaxheri i këngëtares, Rinor Hykolli ka bërë të ditur për Indeksonline se koncertet e Taynë-s deri në fund të vitit janë të limituara.
Kujtojmë që Tayna me projektet e saj muzikore është pritur mjaft mirë nga publiku, duke marrë miliona dëgjime në kanalin Youtube për një kohë të shkurtë. /Indeksonline/
