75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / k.v

Deri në ora 11:00 votuan 10.28% e qytetarëve në kryeqytet

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deri në orën 11:00, në Prishtinë kanë votuar 10.28% e qytetarëve me të drejtë vote, transmeton IndeksOnline.

Sipas KQZ-së, pra kanë votuar 18.889 qytetarë nga 185.635 sa kanë të drejtë vote.

Procesi i rregullt i votimit po ec mirë në të gjitha qendrat e votimit.

Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë ku shihen qytetarët në rend duke pritur për të votuar./IndeksOnline/