75 Mall Live Search
11:33 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / KV

Deri në orën 11:00 në nivel vendi kanë votuar 165,404 qytetarë, pjesëmarrja arrin në 8.27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për daljen në votime në nivel vendi, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportimit të orës 11:00, në të gjithë Kosovën kanë votuar 165,404 votues nga 1,999,204 sa janë gjithsej në listë, që përbën një pjesëmarrje prej 8.27%.

Nga gjithsej 2,557 vendvotime, deri tani janë procesuar 2,402 vendvotime (93.94%).

Procesi i votimit po vazhdon në të gjithë vendin. Pritet që pjesëmarrja të rritet më tej përgjatë ditës./IndeksOnline/