75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / k.v

Deri në orën 11:00 në PZAP kanë arritur 139 ankesa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.  

Të gjithë kandidatët për asamble kanë mësuar numrin e votave që kanë marrë. Shumë prej tyre mendojnë që u është bërë e padrejtë dhe dyshojnë në parregullsi në numërim.

Atyre u është dhënë afat 24 orë për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa de Parashtresa (PZAP).

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka thënë për IndeksOnline se deri në orën 11:00 kanë arritur 139 ankesa.

Ai ka thënë se afati për pranimin e ankesave është deri në orën 16:00./IndeksOnline/