75 Mall Live Search
21:33 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / MSH

“Deri në takimin e radhës”, Snoop Dogg humb vëllain

Vëllai më i vogël i Snoop Dogg ka ndërruar jetë. Në moshën 44-vjeçare, Bing Worthington dha frymën e fundit, dhe reperi që njoftoi vdekjen e tij në rrjetet sociale.

Pa bërë të ditur shkakun e vdekjes së tij, ai ka bërë disa postime në llogarinë e tij personale në Instagram.

Në veçanti, ai ka publikuar një foto të tij dhe të vëllait, në të cilën ka shkruar “derisa të takohemi sërish”, e më pas ka postuar edhe një video.