14:12 / E Enjte, 29 Prill 2021 / AR

Deri në vitin 2025, bota do të shpenzojë 157 miliardë dollarë për vaksinat Covid-19

Shpenzimet totale globale për vaksinat kundër Covid-19, deri në vitin 2025 parashikohet të arrijnë 157 miliardë dollarë, sipas një raporti nga kompania e të dhënave shëndetësore amerikane IQVIA Holdings Inc.

Shpenzimet e vaksinave pritet të jenë më të larta këtë vit me 54 miliardë dollarë, me fushata të mëdha vaksinimi që po zhvillohen në të gjithë botën, transmeton Indeksonline.

Duke përjashtuar koston e vaksinave Covid-19, shpenzimet e përgjithshme të ilaçeve parashikohet të jenë 68 miliardë dollarë më të ulëta për gjashtë vitet nga 2020 në 2025, sipas raportit.

Pandemia shkaktoi ndërprerje të mëdha në vizitat e mjekëve dhe përdorimin e ilaçeve, tha raporti.

“Ndërsa vaksinat Covid-19 do të kushtojnë 157 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, ky është një çmim shumë i vogël për t’u paguar në krahasim me koston njerëzore të pandemisë”, tha Aitken./Indeksonline/