10:45 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Deri tani janë dy raste të konfirmuara me koronavirus në Policinë e Kosovës

145 është numri i deritanishëm i personave të infektuar me COVID-19 anembanë Kosovës.

Në këtë numër të përgjithshëm, të përfshirë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Deri tani policë të infektuar me koronavirus janë dy. Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Njëri prej tyre është nga Malisheva kurse tjetri në rajonin e Prishtinës.

“Ndërsa deri më tani janë dy raste që zyrtarët policor kanë rezultuar pozitiv me virus, një rast në Malisheve dhe tjetri në rajonin e Prishtinë. Rasti i parë në Malishevë  ka qenë i liruar nga puna, ne pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor, ndërsa rasti i dyte ka qenë në vizitë studimore në Londër, dhe falë syçëltësisë së dhe komunikimit me DSHSH-në, menjëherë është vendosur në karantinë duke mos rrezikuar aspak të tjerët”, u tha në përgjigjen e dhënë nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu është theksuar se një numër i zyrtarë policore të cilët kanë sëmundje të rënda dhe një pjesë e stafit civil janë liruar, përderisa një pjesë e tyre sipas nevoje po kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.

Poashtu disa zyrtarëve i është sugjeruar vetëizolimi dhe izolimi i detyruar që ka rrjedhë me rekomandim të Ekipeve Mjekësore nëpër pikat kufitare, pas ardhje së tyre nga vende të ndryshme si, Zvicra, Londra, Serbia, Amerika, Gjermania e vende të tjera.

Çdonjëri  prej tyre ka Udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ekipet Mjekësore  ne pikat Hyrëse te Kosovës .

“Ne këto udhëzime i kanë sqarimet ; Sa kohë kanë me qëndruar ne vetëkarantinë, se si duhet të vetë izolohen dhe sa munden me pas kontakt me të tjerët dhe këshilla të tjera të nevojshme, komfor ndryshimit të situatës së krijuar shëndetësore . Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëve policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë  siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, stacioneve dhe objekteve policore proces i cili është në vazhdim.Me qëllim të vetëdijësimit dhe informimit ka përgatitur posterat me këshilla mjekësore si dhe ka mbajtur ligjërata informuese në të gjitha pikat kufitare me pjesëtarët e policisë dhe do të vazhdoj me njësi të tjera policore  si dhe  ka shpërndarë maska  për policët kufitarë duke përfshirë edhe pikën kufitare të Aeroportit si dhe rajonet e njësitet tjera policore”, u tha ndër të tjerash nga PK.

Gjithashtu u bë e ditur se në DSHSH vazhdimisht janë duke i kontaktuar punonjësit e PK-së në veçanti ata që janë në vetë karnatinë për t’iu ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore, në bashkëpunim edhe me institucionet shëndetësore.

Duhet përkujtuar që si pasojë e COVID-19, sot humbën jetën edhe dy persona duke quar kështu numrin e viktimave nga kjo pandemi në tre.

Institucionet përkatëse shëndetësore vazhdojnë të apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe që fundi i tij të jetë më sa më pak dëme./Indeksonline/