75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Deri tri orë pritje në dalje të Merdares

Bashkatdhetarët gati të gjithë janë kthyer në vendet ku ata veprojnë e jetojnë.

Pas pushimeve në Kosovë, bashkë me familjet e tyre, janë kthyer në vendet ku punojnë.

Për dallim nga ditët e tjera, ku pritjet në Merdare kanë qenë deri në tetë orë, pritjet janë zvogëluar në tri orë.

Sipas matjeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja është 2 orë e 40 minuta deri në tri orë për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, në pikat e tjera kufitare, pritjet janë edhe më të vogla./Indeksonline/