75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / S Z

Derisa barnat mungojnë nëpër spitale, në Gjilan pritet të asgjësohen rreth 40 tonë, shkaku i skadimit

Në Kosovë, qytetarët shpesh nuk i gjejnë barnat esenciale në spitale apo qendra të mjekësisë familjare, atëherë kur më së shumti u duhen.

Në depon e Spitalit të Gjilanit po presin rreth 40 mijë kilogramë barna me afat të skaduar për t’u asgjësuar.

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit tashmë ka hapurtenderin për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të bëjë asgjësimin e barnave dhe materialit medicinal të skaduar.

E gjithë kjo procedur është ndërmarrë pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Procesi do të realizohet nga operatori ekonomik fitues, i licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Asgjesimi i barnave dhe materialit medicinal sipas të dhënave të menaxhmentit drejtues te spitalit janeprezente qe 20 vjet”.

Drejtori i spitalit te Gjilanit, Afrim Cana ka thene se asgjesimin e ka kerkuar nga institucionet qendrore per shkak se eshte duke ndodhur renovimi i spitalit e ju duhet hapësirë më shume që e kanë nxënë ketobarna qe duhet te asgjesohen.

“E kemi kerkuar asgjesimin e barnave dhe materialit shpenzues per shkak se jemi duke krijuar ankes te ri ne spital, duke ndërtuar të reja. Në bashkëpunim me MSH-në dhe SHSKUK-në eshte hapur tenderi ku do të procesohet në vazhdim me hapa të ri nuk dihet saktë se sa sasi janë për shkake se kur të fillojnë punën operatorët do t’i masin ato nga sasia apo ndryshe pesha dhe keshtu pasi është dhënë drita jeshile nga MSH-ja për këtë kërkesë timën do fillojmë edhe punët e tjera”.

Me tej ai ka thene se ende nuk dihet per operatoret qe do te perzgjedhen pasi jane ende fazat e para.

“Sa i perket operatoreve jane dy ne republike te kosoves dhe pasi te arrihen te gjitha kriteret do te filloje asgjesimi i barnave dhe materialit medicinal i cili eshte prezent ne spitalin e pergjithshem te gjilanit“.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë konfirmuar për Kanal 10 se janë në fazat fillestare të këtij tenderi për të vazhduar më pas me fazat ekonomike, financiare dhe teknike./Gazeta10