13:56 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Derisa brenda zhvillohet mësimi, një kalë kullotë në oborrin e gjimnazit, në Ferizaj

Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, veç probleme të brendshme, duket se ka edhe telashe të tjera, atë të ruajtjes së mjedisit.

Ani pse askujt nuk i pengon, madje askush nuk ia prish “terezinë” këtij kali, ai sot vendosi që të kulloste pikërisht në oborrin e kësaj shkolle.

Derisa mësimi zhvillohej brenda, jashtë ky kalë relaksohej në rrezet e diellit./Indeksonline/