Derisa Irlanda po festonte golin, ky ishte veprimi i turpshëm i mbrojtësit Dias
Kombëtarja e Irlandës mbrëmë mposhti Portugalinë me shifrat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Kur vendësit shënuan golin për 2:0, një moment interesant ndodhi, ku protagonist ishte mbrotjësi Ruben Dias, shkruan Indeksonline
Dias bëri një gjest të turpshëm, duke e kapur në mënyrë brutale një lojtar të Irlandës – i cili kishte topin në dorë dhe po shkonte për të festuar me bashkëlojtarët.
Ky detaj nuk u iku gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët ndëshkuan me karton të verdhë mbrojtësin e Manchester Cityt.
Pamje interesante nga ky moment:
How is that not a red card for Dias? Strikes Ogbene across the face pic.twitter.com/2RaqGFFSqM
— Seán S (@SeanSmyth_1) November 13, 2025

