Derisa jashtë binte borë në Bjeshkët e Deçanit, brenda në stane piqej flia në prush
Jemi në javën e dytë të muajit nëntor, derisa sot ka rënë bora e parë në vendin tonë.
Disa nga bjeshkët e malet e Kosovës, kanë marrë një pamje fantastike tashmë, derisa janë mbushur nga bardhësia, përcjellë Indeksonline.
Edhe Bjeshkët e Deçanit, mëngjesi i sotëm i gjeti me një tjetër pejsazh.
E, ndërsa jashtë bora binte, brenda në stane, oxhaqet tymonin, e piqej flia në prush.
Iu sjellim imazhe mjaftë të ngrohta nga kjo pjesë e Dukagjinit./Indeksonline/




