10:20 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / A. M.

Derisa luante Zvicra-Serbia, dy persona mbrëmë tentuan një grabitje në Prishtinë

Mbrëmë nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën tentim grabitje, që ka ndodhë në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë.

Puna e hetuesve policor,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– A.M. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L.B. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

May be an image of text that says 'POLICE POLICIA Ε www WWW.KOSOVOBOLICE.COM 192 KOSOVES'