Derisa Man Unitedi po e ”demolonte” Cardiffin, Mourinho po e shikonte këtë ndeshje
Jose Mourinho nuk mund të qëndrojë larg futbollit.
Derisa ish-skuadra e tij, Manchester Unitedi ishte duke e ”demoluar” si mysafir Cardiff Cityn, ai aranzhoi pasditën e tij për ta shikuar një ndeshje futbolli.

Trajneri portugez e shpenzoi pasditën e tij duke e shikuar skuadrën e vendlindjes së tij, Vitoria Setubal kundër Santa Clara në kuadër të kampionatit portugez.
Mourinho posedon biletë sezonale të skuadrës së tij lokale dhe e shikoi ndeshjen përkrah djalit dhe miqëve të tij, transmeton IndeksOnline.
Nuk ishte rezultat pozitiv për Setubal, skuadër e cila u mposhtë me rezultat, 0-2 nga Ponte Delgada në ”Estadio do Bonfim”.
⏹ Final da partida no Bonfim#VitóriaFC | #VFCCDSC pic.twitter.com/EaZ57QXmv6
— Vitória Futebol Clube – Oficial (@oficialvfc) December 22, 2018
Kujtojmë se pas shkarkimit të Mourinhos, Man Unitedi emëroi në vend të tij përkohësisht legjendën e klubit, Ole Gunnar Solskjaer.
Nën urdhrat e Solskjaer, ”Djajtë e Kuq” e filluan mbarë duke mposhtur Cardiffin me rezultat bindës, 5-1./IndeksOnline/