75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Derisa të tjerët po merren me qeverinë, Veseli pyet se cilin libër po lexoni këtyre ditëve?

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Dita Botërore e Librit, është një ditë feste për të promovuar kënaqësinë që të dhurojnë librat dhe leximi i tyre.

Veseli tha se karantina në kohë pandemie mund të kalohet më lehtë në shoqërinë e librave dhe se këtë situatë po e shfrytëzon për të lexuar biografinë e Winston Churchill, transmeton Indeksonline.

Madje Veseli pyeti ndjekësit në Facebook, se cili libër kanë nëpër duar këto ditë?

Postimi i plotë:

Sot është Dita Botërore e Librit, një ditë feste kjo për të promovuar kënaqësinë që të dhurojnë librat dhe leximi i tyre. Kjo datë lidhet me vdekjen e dy mjeshtrave të mëdhenj të letërsisë botërore në të njëjtën ditë në vitin 1616, Shekspirit në Angli dhe Servantesit në Spanjë.

Karantina gjatë periudhës sē pandemisë mund të kalohet më lehtë në shoqërinë e librave. Qëndrimin e zgjatur në shtëpi këtyre ditëve, edhe unë po e shfrytëzoj për të lexuar biografinë e Winston Churchill, njërit prej personaliteteve të mi të preferuar, të shkruajtur nga miku im Boris Johnson. Po ju cilin libër keni nëpër duar këtyre ditëve?