18:20 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Derivatet e naftës në Kosovë pësojnë rënie të lehtë

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë ka pësuar një rënie të lehtë.

Mesatarja e çmimeve për dizell për momentin është 1.18 euro për litër, ndërsa e benzinës është 1.19.

Megjithatë, nëpër pikat shitëse ky çmim ndryshon diku më shtrenjtë e diku më lirë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një prononcim për Indeksonline ka thënë se një gjë e tillë bëhet për shkak se Kosova ka treg të lirë dhe liberal.

Sipas tij, sikur të kishte pas një rregullator apo agjension që i dikton çmimet, do të ishin zbrit çmimet më shpejt.

“Derivatet kanë një rënie të lehtë. Tek ne nuk ka mundësi që të jetë çmimi i njëjtë se Kosova ka treg të lirë dhe liberal. Sikur të kishim pas një rregullator apo agjencion që e dikton çmimin, do të kishte bërë që çmimet të zbriten më  shpejt.

Megjithatë, sipas Berjanit, Kosova është duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, duke marrë parasysh edhe rënien e çmimit në berz.

“Sa i përket çmimit të derivateve, qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion. Dihet se çmimet kanë rënë në berz dhe organizatën prodhuese OPEC ka prodhime më të larta në tregjet botërore, dhe në Kosovë i kemi çmimet më të lira”, ka thënë ai./Indeksonline/