16:56 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dermaku nënshkruan me skuadrën e Series A

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, do të luajë në sezonin e ardhshëm me Parmën, në Serinë A italiane.

Dy sezonet e fundit, Dermaku ka luajtur me Cosenza. Mbrojtësi 27-vjeçar ishte një prej lojtarëve më të spikatur në Serinë B italiane, duke luajtur 32 ndeshje, ku shënoi edhe një gol.

Me Parmën, Dermaku ka firmosur një kontratë prej 4 vitesh. /IndeksOnline/