Dermatologia e parë në Fushë Kosovë, Dafina Krasniqi, numri 3 i PDK-së zotohet për përfaqësim dinjitoz

Dafina Krasniqi, dermatologia e parë nga Komuna e Fushë Kosovës, është kandidate për asambleiste në zgjedhjet e 12 tetorit. Ajo garon nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe mban numrin 3 në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.
Krasniqi thekson se garimi në këto zgjedhje është i lidhur ngushtë me amanetin familjar për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
“Unë nuk po hyj në politikë për të premtuar shumë, por sepse e ndjej barrën e amanetit që ma ka lënë familja, pra të jem gjithmonë në shërbim të juve, qytetarë të dashur”, u shpreh ajo.

Përveç profesionit në fushën e mjekësisë, si specialiste në dermatovenerologji, Krasniqi synon që të japë kontribut edhe në politikën lokale. Ajo ka theksuar se do të fokusohet në zhvillimin e komunës, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe përfaqësimin e denjë të tyre në Kuvendin Komunal.
Dafina Krasniqi është e njohur si specialistja e parë e dermatovenerologjisë nga Komuna e Fushë Kosovës, duke e bërë kandidaturën e saj të veçantë si ndërthurje mes shëndetësisë dhe politikës.