22:23 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dermatologu tregon hapat që duhet t’i ndërmerrni, të mos keni infeksioni nga maska e Halloween

Ndoshta shumë kush keni planifikuar të maskoheni për festën e Halloween.

Megjithatë, kjo e ka rrezikun e vet. Lyerja e fytyrës me ngjyra, mund të ketë reagime të shumta, si infeksion dhe reagim alergjie.

Për këtë, dermatologuAlan Levy nga Memphis, tregon se si të evitoni këto reaksione dhe cfarë hapa të ndërmerrni duke aplikuar testin e alergjisë paraprakisht.

Lexoni përmbajtjen e ngjyrave që do përdorni

Dr Levy thotë se gjëja e parë që duhet të bëni është të lexoni përmbajtjen e përbërësve të ngjyrave para se ta përdorni.

Ato mund të përmbajnë nivele të larta të plumbit, formaldehidit, merkurit dhe parabenave- të gjitha këto që mund të çojnë në helmim madje edhe në kancer.

Jeni të kujdesshëm kur dëshironi të përdorni ngjyrat që keni përdorur për Halloween-in e kaluar

Kjo pasi që qëndrimi i ngjyrave për një vit ka mundur të jenë në një vend jo të duhur dhe kjo bën që rreth saj të jenë mbushur me baktere. Kjo mund të çojë deri në një reagim, edhe pse vitin e kaluar nuk keni pasur.

Bëni një testim, para se të bëni makijazhin për festën e Halloween

Para se të vendosni ngjyrat në fytyrën tuaj, rekomandohet të bëhet një test i alergjisë.

“Zona më e preferuar është pjesa e lartë e krahut”, tha ai.

Vendosni pak ngjyrë në krahë shpërndaje atë dhe lërë për disa minuta. Shikoni nëse keni reagime brenda 24 orëve apo jo. Nëse jo, shikoni krahun tuaj edhe pas 96 ore nëse ka pësuar ndonjë ndryshim, pasi nganjëherë vonohet reagimi i alergjive ndaj kimikateve.

Pastroni mirë duart nëse e aplikoni me dorë ngjyrat, kjo pasi mund t’i bartni bakteret nga duart e juaja në fytyrë./Indeksonline/