Derrick Jones fitoi garën e ngulitjeve në NBA, shikojini këto “magji” të garuesve

Kjo fundjavë është e rezervuar për All Star Game në NBA, e nata e mbrëmshme ishte gara ‘ATT Slam Dunk’.
Në këtë garë morën pjesë katër basketbollistë, Derrick Jones JR, Aaron Gordon, Dwight Howard e Pat Connaughton.
Juria kishte një punë mjaft të vështirë në këtë kontest, pasi ngulitjet e të katër basketbollistëve ishin të jashtëzakonshme.
Derrick Jones JR është shpallur fituesi i kësaj gare, duke kapur totalin e 198 pikëve, për të lënë prapa tij Aaron Gordon.