75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dervishët nga Kosova bëjnë ziqër në tyrben e sheh Musafës në Beograd

Një grup dervishësh nga Kosova kanë udhëtuar për në Beograd, ku sot në tyrben e sheh Musafës në afërsi të sheshit të studentëve kanë mbajtur ‘ziqër’ pas 236 viteve.

Sipas mediave të rajonit ata kanë udhëtuar nga Gjakova, të veshur me gardërobe tradicionale, kurse lutjet kanë filluar me lëvizjet karakteristike ritmike të cilat dallojnë nga pjesëtarët e tjerë të besimit myslimanë.

Dervishët kanë theksuar se janë bërë bashkë për t’i bërë nderime një eprori të vdekur, shpirti i të cilit, sipas tyre është më edhe më tej i gjallë edhe pas shumë dekadash.

“Ai shpirt, i cili ka mbetur këtu, mes të gjithë të tjerëve të cilët kanë shkuar e janë zhdukur, për ne simbolikisht do të thotë shumë. Dhe prandaj ne kemi dëshirë të vizitojmë, ta shënojmë, dhe të bëjmë disa vepra të mira për t’ia falur shpirtit të tij”, ka thënë Muhamed Nasiri nga Bashkësia Islame, sipas besimit se të gjallët, kur bëjnë ndonjë vepër të mirë mund t’ia dhurojnë shpirtit të tij.

Dervishët janë ruajtur nga policia, ku kanë thënë se do të shkojnë prapë në Beograd, por që e gjithë kjo varet nga pritja që u bëhet./Indeksonline/