75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / A. A

Deschamps për lëndimin e Benzemas: S’ka vend për dramë, do të bëhet mirë

Karim Benzema pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen Francë – Bullgari dhe u desht të largohet në pjesën e dytë.

Përzgjedhësi francez Didier Deschamps deklaroi se lëndimi nuk është shumë serioz.

“Ai morri një goditje në muskul mbi gju. U desht të largohej nga loja sepse ndjente dhimbje. Ne kemi staf mjekësor të nivelit të lartë. Do të bëhet më mirë ditë pas dite. Nuk ndjej ndonjë shqetësim të madh, s’ka vend për dramë” deklaroi Deschamps.