Deschamps për “memen” e famshme të Mbappes: Ju e bëni të duket diktator por realiteti është ndryshe
Franca ka siguruar kualifikimin në çerek-finale të Botërorit.
Ata mposhtën Paraguajin me rezultat minimal 0-1, pas golit të Kylian Mbappes.
Në vitet e fundit, Mbappe është bërë “meme” ku u etiketua si diktator, në disa nga rastet më të njohura të meme-ve e tregojnë Mbappé-në duke bashkëvepruar me lojtarë, trajnerë etj., të cilët janë shitur, pushuar nga puna ose nuk janë më të përfshirë në futboll.
Por pas ndeshjes, trajneri Didier Deschamps deklaroi krejt të kundërtën e saj që thuhet për 10-shin e Francës dhe Real Madridit.
“Ju e bëni Kylian Mbappén të duket si diktator por realiteti është i kundërt. Imazhi i tij publik nuk e pasqyron aspak realitetin. Kylian ka qenë gjithmonë i pjekur dhe e gjithë skuadra e ndjek atë. Jam shumë i lumtur që e kam Kylian kapiten. Sa herë që flet brenda dhe jashtë fushës, ai përfaqëson të gjithë grupin”, u shpreh Deschamps.
Franca, në çerek-finale do të përballet me Marokun këtë të enjte./IndeksOnline/

