07:12 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deshi të kapërcej kodrën, skiatori gjerman përfundon i përplasur me fytyrë në borë

Një skiator profesionist që po filmonte aventurën e tij me ski nëpër një zonë kodrinore, ka publikuar videon ku shihet se derisa tenton të kapërcej një kodër të vogël të mbuluar nga bora, përplaset në të.

Bëhet fjalë për Felix Wiemers, 31-vjeç, që po skijonte në Tyrol të Austrisë, ku derisa tentoi ta kapërcej kodrën përfundoi i përplasur me fytyrë në borë, transmeton Telegrafi.

Ky i ri nga Gjermania ka filmuar çdo moment të lëvizjeve të tij, madje edhe momentin e përplasjes nga dy kënde – nga kamera e vendosur në helmetë dhe nga droni që po filmonte gjithçka nga ajri.

Mediat lokale raportojnë se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, ndërsa videot e tij shikohen nga mijëra njerëz nga e mbarë bota.