Dëshira e Maradonas në ditëlindjen e 60-të: Dua t’i shënoj përsëri Anglisë gol me dorë!

Futbollisti legjendar, Diego Armando Maradona, sot feston ditëlindjen e 60-të.
Argjentinasi ka një karrierë të bujshme dhe njihet si njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit, transmeton Indeksonline.
Maradona mbahet mend për golin me dorë që shënoi kundër Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 1986.
Në ditëlindjen e 60-të, Maradona ka një dëshirë të veçantë. Ai në një prononcim për “France Football”-in dëshiron t’i shënojë përsëri Anglisë gol me dorë.
“Unë ëndërroj që të kem mundësi t’i shënoj përsëri Anglisë gol me dorë, por këtë herë me dorën e djathtë”, u shpreh ai.
Gjatë karrierës së tij, Maradona përveç futbollit, është i njohur për skandale të shumta.
Ai ishte kapur me doping, kishte pirë kokainë dhe ishte i lidhur me mafian. /Indeksonline/